Aktualitet

Një ditë pas vrasjes së Gentjan Bejtjas, policia rrethon Krujën, kontroll mjeteve

Paraprakisht raportohet se po ushtrohet kontroll në mjetet luksoze, të blinduara apo me xhama të zinj, për sende të kundraligjshme.

F.m
Një ditë pas vrasjes së Gentjan Bejtjas, policia rrethon
Kontrolle në Krujë

KRUJË- Efektivë të Komisariatit Krujë bashkë me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po ushtrojnë kontrolle në Krujë. Uniformat blu janë ndaluar në akset nacionale që përshkojnë këtë zonë.

Paraprakisht raportohet se po ushtrohet kontroll në mjetet luksoze, të blinduara apo me xhama të zinj, për sende të kundraligjshme. Por, gjithashtu dhe për persona të shpallur në kërkim që mund të qarkullojnë në atë zonë.

Këto kontrolle vijnë një ditë pas vrasjes së Gentian Bejtjas që ndodhi në Larushk. Këtë mbrëmje, Policia e Vlorës ka nisur dhe aksion në qytetin bregdetar.

Poll

MOS HUMB