Aktualitet

Çfarë duhet të dini për Censusin, pyetjet me kleçkë dhe çudirat

“Zëri.ai” ka rrëmuar pak më tej lidhur me procesin e Censusit...

k.m.
Çfarë duhet të dini për Censusin, pyetjet me
Foto ilustruese

TIRANË- Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912. Më në fund, procesi më i rëndësishëm statistikor i dekadës, i cili ishte shtyrë vazhdimisht, do të zhvillohet në mbarë vendin. Censusi planifikohej të mbahej në tetor të vitit 2020, por kjo ishte e pamundur për shkak të pandemisë së koronavirusit që mbërtheu mbarë globin. Më pas, u shty sërish për shkak të dështimit të tenderit me vlerë 233 milionë lekësh për blerjen e Ipad-eve që duhej të përdoreshin për raportimin automatik të të dhënave nga intervistuesit derë më derë.

Tani më në fund, procesi do të zhvillohet në mbarë vendin, duke nisur nga sot, 18 shtator, puna do të vazhdojë për 6 javët në vazhdim. INSTAT lajmëroi se, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë punonjësit e INSTAT, anketues, kontrollorë, mbikëqyrës kanë dalë në terren për të numëruar popullsinë rezidente në Shqipëri dhe kushtet e tyre të banesës. Por për të kuptuar se me çfarë pyetjesh do të përballen qytetarët e Republikës së Shqipërisë,

“Zëri.ai” ka rrëmuar pak më tej...

Në dokumentin e siguruar nga “Zëri.ai”, disa pyetje tërheqin vëmendje më shumë se të tjerat, e sigurisht jo për shkak të formulimit të duhur. Fillimisht, qytetarët që do të gjenden në shtëpi, do të pyeten se përse e përdorin banesën. Operatorëve të Censusit u është kërkuar që të numërojnë shtëpitë e studentëve, hostelet, konviket etj.

“Numëroni shtëpitë e studentëve, hostelet, hotelet, pensionet, institucionet e mirëqenies, shtëpitë e të moshuarve, shtëpitë e fëmijës, konviktet, manastiret, kuvendet, kampet e punëtorëve, kazermat ushtarake, burgjet, qendrat e rehabilitimit dhe qendrat e azilkërkuesve si “banesa kolektive”.”

Po ashtu, kërkohet të dihet se në cilin vit është ndërtuar godina që banohet, por nuk ka datë më të largët se viti 1919. Edhe pse jemi në vitin 2023, kërkohet të dihet burimi i furnizimit me ujë, lloji i elektroshtëpiakeve, madje dhe llojin e tualetit. Po, mesa duket paska disa lloje të ndryshme.

Çfarë lloj tualeti përdor njësia ekonomike familjare?

- Tualet me ujë të rrjedhshëm brenda

- Tualet me ujë të rrjedhshëm jashtë banesës, por brenda ndërtesës

- Tualet me ujë të rrjedhshëm jashtë ndërtesës

- Tjetër lloj tualeti

- Asnjë lloj tualeti

Pak e çuditshme sesi një banesë mund të mos ketë një tualet. Të paktën kjo pikë e donte një nënpyetje; në rast se nuk ka një tualet; si ia bëjnë për të kryer nevojat më bazike?! Më pas, kalojmë tek Gjendja Civile që gjithashtu ka disa nënpika të cilat listohen si më poshtë:

Cila është gjendja civile e ?

Statusi ligjor martesor

Beqar/e

I/e martuar

I/e ndarë (por ligjërisht i/e martuar)

I/e divorcuar

I/e ve

Në konferencën për Censin e Popullsisë, kryeministri Edi Rama tha se ndihej krenar për mënyrën sesi shteti shqiptar trajton minoritetet, e se askush nuk mund të na jepte mend sesi t’i trajtonim. E pikërisht nga ky Census do të zbulojmë se sa pakica komunitetesh ka në Shqipëri. Veçse, për të mos ndikuar në përgjigje, anketuesit veç do të bëjnë pyetjen, pa u lexuar alternativat.

Me çfarë identiteti etnik identifikohet ? (Mos i lexoni alternativat e përgjigjieve)

Shqiptar/e

Grek/e

Maqedonas/e

Malazeze/e

Arumun/e

Rom/e

Egjiptian/e

Boshnjak/e

Serb/e

Bullgar/e

Tjetër grup etno-kulturor

Grup etno-kulturor i përzier

Asnjë

Preferoj të mos përgjigjem

Feja është një tjetër “pikë e nxehtë”… Duke nisur nga dje, edhe duke vazhduar sot, Komunitetet Fetare kanë ftuar besimtarët që të pohojnë me krenari besimin e tyre. Por nga thirrjet, kuptohet që ka hije dyshimi. Në të gjitha thirrjet, kërkohet që qytetarët pasi të deklarojnë besimin e tyre fetar, ta kontrollojnë për të parë nëse anketuesit kanë zgjedhur alternativën e duhur.

“Deklarojeni me krenari besimin tuaj dhe sigurohuni që regjistruesi ta hedhë saktë në tabelën elektronike, ashtu siç ju e deklaroni. Thirrja nuk është për numra, është për krenari e dinjitet të besimit të secilit,”- thuhet në apelin e bërë nga Komunitetit Mysliman Shqiptar, e po ashtu edhe tek të tjerët.

PYETJA E CENSUSIT PËR BESIMIN FETAR:

A praktikon ose i përket një feje ose besimi të caktuar?

Po

Jo, ateist/e

Jo, nuk praktikon ose nuk i përket një besimi fetar të caktuar, por është besimtare

Preferoj të mos përgjigjem

2. Cila është feja ose besimi që ndjek ose i përket ?

Mysliman

Mysliman-Bektashi

I/e krishterë-Katolik

I/e krishterë-Ortodoks

I/e krishterë- Ungjillor (Protestant)

Tjetër besim

Preferoj të mos përgjigjem

Gjithashtu, qytetarët pyeten për vështirësi në shikim, dëgjim, vështirësi për të ecje, mbajtje mend, etj. Ndërsa për në fund është lënë pyetja për emigracionin. Fillimisht të anketuarit pyeten nëse kanë ndonjë të afërm që është larguar nga Shqipëria? Më pas, pyesin për arsyen, e cila mund të jetë sipas anketuesëve edhe tërmeti i vitit 2019.

Cila ishte arsyeja kryesore e largimit të ?

Çfarë duhet të dini për Censusin, pyetjet me

Punësim

Studim ose trajnim

Martesë

Bashkim familjar

Arsye tjetër familjare

Arsye shëndetësore

Tërmeti i 2019

Arsye tjetër

Procesi i marrjes së të dhënave në terren do të zgjasë gjashtë javë dhe mbyllet me 28 tetor. Censusi 2023 është ngjarja më e rëndësishme statistikore e vendit, dhe në të do të përfshihen mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë të trajnuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Ata do të regjistrojnë të dhëna mbi popullsinë, tipare demografike, sociale dhe ekonomike të detajuara në rrafsh gjeografik, që kanë të bëjnë me strehimin, arsimin, shëndetësinë, dhe punësimin. Më pas, do të publikohen të dhënat e para në qershor 2024, ndërsa më të detajuara në dhjetor 2024. Krahas buxhetit të shtetit, Censusi 2023 i Shqipërisë financohet edhe nga Komisioni Europian, Kombet e Bashkuara, Suedia dhe Zvicra, konkretisht me 4.8 mln euro grante.

Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Grumbullimi i tyre do të kryhet me pajisje elektronike. Pyetësorët janë me 8 module dhe 100 pyetje. Por, qytetarët të cilët refuzojnë të përgjigjen apo nuk japin të dhëna të sakta, do të aplikohet një gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë./Zëri.ai

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB