Aktualitet

Në prag imbarkimi për Itali, sekuestrohen 19 mijë euro në Durrës, shuma nuk ishte...

Paratë janë konstatuar mbrëmjen e së martës në dalje të territorit të Shqipërisë, përpara imbarkimit të pasagjerëve në linjën Durrës–Bari.

zh.ll
Në prag imbarkimi për Itali, sekuestrohen 19 mijë euro në
Shuma e parave e sekuestruar

DURRËS- Një shumë prej 19 mijë eurosh të padeklaruara është sekuestruar në Portin e Durrësit gjatë kontrolleve të ushtruara nga Dogana Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare.

Paratë janë konstatuar mbrëmjen e së martës në dalje të territorit të Shqipërisë, përpara imbarkimit të pasagjerëve në linjën Durrës–Bari. Sipas autoriteteve, shuma nuk ishte deklaruar në përputhje me kërkesat ligjore, ndaj është sekuestruar menjëherë.

“Vijojnë me intensitet kontrollet dhe operacionet e Doganës Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Portin e Durrësit, në kuadër të forcimit të masave për parandalimin dhe goditjen e shkeljeve doganore.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë kontrolleve të ushtruara në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë, përpara imbarkimit në linjën Durrës–Bari, shërbimet doganore konstatuan dhe sekuestruan një shumë prej 19,000 eurosh të padeklaruara.

Rasti është referuar pranë organeve kompetente për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa kontrollet në terren vijojnë pa ndërprerje, me qëllim garantimin e zbatimit të plotë të legjislacionit doganor dhe luftën ndaj çdo tentative abuzive në kufi”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Poll

MOS HUMB