
KANADA- Kanadaja refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë të Ëngjëll Ibrahimit, i cili është i shpallur në kërkim për vrasjen e një oficeri të policisë dhe djalit të tij të mitur. Ibrahimi është dënuar me burg të përjetshëm në mungesë nga autoritetet shqiptare, ndërsa prej afro 20 vitesh jetonte në Kanada.
Shqiptari jetonte në Montreal me emrin Piro Kota përpara se të arrestohej në muajin Janar të këtij viti. Qeveria shqiptare kërkoi ekstradimin e tij duke argumentuar se emri i tij i vërtetë është Ëngjëll Brahimi, një person i shpallur në kërkim. Ai u dënua për vrasjen e oficerit të policisë Astrit Braçe dhe djalit të tij tetë vjeçar, Asllan, në një pritë me armë zjarri më 10 gusht 2000.
Ndërsa kërkesa për ekstradim ishte para gjykatës, shqiptari pranoi se emri i tij i vërtetë është Ëngjëll Brahimi. Gjykatësi Alexandre Boucher vendosi të enjten se kishte probleme me provat e paraqitura nga kërkesa e qeverisë kanadeze për ekstradimin.
Një problem tjetër, tha gjyqtari, përfshinte dëshmitarin kryesor, të venë e oficerit të policisë dhe provat që ajo ofroi më shumë se dy dekada më parë.
Gjatë gjyqit, e veja identifikoi burrin që qëlloi bashkëshortin e saj përmes një grupi prej katër fotosh të paraqitura nga policia gjashtë muaj pas vrasjes së Braçes. Formacioni i fotografive nuk mund të gjendet tani, vuri në dukje Boucher ndërsa jepte vendimin e tij në gjykatën e Montrealit.
“Dëshmitë janë kaq të dëmtuara dhe kaq të pabesueshme saqë ekstradimi do të ishte një gabim drejtësie”, ka thënë gjyqtari.
Avokati mbrojtës Andreë Barbacki, i cili përfaqësoi Brahimin së bashku me avokatët Jordan Trevick dhe Sara Malik, i tha gazetës Montreal se është "shumë i kënaqur për familjen (Brahimi)".
Ngjarja e rëndë, për të cilën ai është shpallur fajtor, ka ndodhur në datën 10 gusht 2000, në vendin e quajtur “Pishporo”. Brahimi, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me paramendim, për hakmarrje”.
/Zëri.ai