Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Italia lezhjani! GJKKO e kishte dënuar me 3 vjet burg

Policia bën me dije se Simoni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datë 15.04.2022, e ka dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg.

E.K
Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Italia lezhjani!
Foto ilustruese

TIRANË- Paulin Simoni, 39 vjeç nga Lezha është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë këtë të mërkurë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Policia bën me dije se Simoni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datë 15.04.2022, e ka dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Ndërkohë, është ekstraduar nga Shqipëri drejt Gjermanisë, një 50-vjeçar nga Serbia, i identifikuar me inicialet I.B, pasi ishte shpallur ne kerkim ndërkombëtar nga Interpol ëiesbaden, pasi Gjykata Rajone e Ravensburg, me vendimin e datës 17.08.2023, ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Përvetësimi i sendeve të vjedhura", kryer më shumë se një herë, në formën e grupit kriminal

NJOFTIMI I POLICISË:

Interpol Tirana. Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me homologët, ekstradohen 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradohet nga Italia, një 39-vjeçar shqiptar i dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim, për falsifikimin të dokumenteve të pronave në bregdetin e Lezhës. Ekstradohet drejt Gjermanisë, një shtetas serb, i akuzuar nga autoritetet e drejtësisë gjermane, si pjesëtar i një grupi kriminal që falsifikonte dokumente dhe përvetësonte sende të vjedhura. Në vijim të bashkëpunimit me strukturat homologe në shtetet e tjera, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, Interpol Tirana ka ekstraduar 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

-si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, është ekstraduar në Shqipëri, shtetasi shqiptar Paulin Simoni, 39 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datë 15.04.2022, e ka dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Shtetasi Paulin Simoni, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer veprime të kundërligjshme duke falsifikuar dokumentet e pronës dhe formularët e pronësisë, me qëllim tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës. -si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Wiesbaden, është ekstraduar drejt Gjermanisë, shtetasi serb I. B., 50 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur ne kerkim ndërkombëtar nga Interpol ëiesbaden, pasi Gjykata Rajone e Ravensburg, me vendimin e datës 17.08.2023, ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Përvetësimi i sendeve të vjedhura", kryer më shumë se një herë, në formën e grupit kriminal, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB