Aktualitet

"Ndonjë tek-tuk po vjedh makina"/ Komediani gjerman tallet dhe fyen shqiptarët në shfaqjen në Zvicër

Pocher nuk u kursye aspak me fyerje dhe komente raciste për shqiptarët, ku ironizonte duke thënë se kanë "pushtuar" vendin dhe shumë ndoshta janë duke vjedhur ndonjë makinë nëpër qytet. 

a.l
"Ndonjë tek-tuk po vjedh makina"/ Komediani gjerman tallet dhe
Oliver Pocher

ZVICËR- Oliver Pocher, komediani i njohur gjerman ishte i ftuar së fundmi në një shfaqje në Zvicër, ku la një "shije" shumë të keqe për komunitetin shqiptar që jeton atje, për shkak të satirës së tij therrëse. Siç raportojnë edhe mediat vendase, Pocher nuk u kursye aspak me fyerje dhe komente raciste për shqiptarët, ku ironizonte duke thënë se kanë "pushtuar" vendin dhe shumë ndoshta janë duke vjedhur ndonjë makinë nëpër qytet. 

“Gjithçka këtu në Zvicër është më e mirë- vetëm një gjë është më e keqe- keni më shumë shqiptarë. Disa janë këtu ndoshta këtë mbrëmje, të tjerët po vjedhin makina,” tha Pocher.

Gjatë shfaqjes, një shqiptare e re, e pranishme në sallë, donte të dinte: “Si mund të ndryshoni qëndrimin tuaj ndaj shqiptarëve në Zvicër?”

Kësaj pyetje, Pocher u përgjigj duke thënë: “Unë i dua shqiptarët. Në Shqipëri”.

Aktori i humori tha se nuk e kishte seriozisht, por shtoi: “Këtu ne po luajmë me klishetë”. Ky nuk ishte një justfikim bindës për shqiptarët të cilët e kanë kritikuar kudo në rrjet. 

Oliver Pocher është një komedian i njohur nga televizionet gjermane. Ai është i njohur edhe në Zvicër ku drejton disa emisione dhe aktualisht po jep disa shfaqje të veçanta./ZËRI

Poll

MOS HUMB