Aktualitet

Ndahet nga jeta kardiologu Ahmet Kamberi, mjeku i Enver Hoxhës

Kamberi është cilësuar si ‘babai’ i kardiologjisë shqiptare

E.K

Ndahet nga jeta kardiologu Ahmet Kamberi, mjeku i Enver Hoxhës

TIRANË- Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, mjeku i njohur Ahmet Kamberi.

Mësohet se kardiologu do të përcillet ditën e nesërme për në banesën e fundit, ndërsa lajmi i ndarjes nga jeta është bërë i ditur nga familjarët e tij.

Ai është një prej emrave më të njohur të kardiologjisë shqiptare, ndërsa ka mbajtur edhe postin e ministrit të Shëndetësisë në fillim të viteve ’90.

Kujtojmë se Kamberi ka qenë dhe mjeku i diktatorit Enver Hoxha.

Doktori kardiolog lindi në Peladhi, Dibër, ndërsa punën si kardiolog e nisi që prej vitit 1976.

Poll

MOS HUMB