Aktualitet

'Na jep 150 mijë euro'/ Arrestohen 3 “skifterët” shqiptarë në Spanjë, si tentuan të mashtrojnë gruan

Në krye të bandës së “skifterëve” qëndronte një 34-vjeçar spanjoll, ende në arrati.

E.K
'Na jep 150 mijë euro'/ Arrestohen 3 “skifterët”
Foto ilustruese

SPANJË- Tre shqiptarë të moshave nga 28 në 35 vjeç kanë rënë në prangat e Policisë spanjolle pasi tentuan ti zhvasnin 150 mijë euro një gruaje. Shqiptarët, i kërkonin paratë me pretendimin se bashkëshorti i ndjerë i zonjës ua kishte borxh. Në krye të bandës së “skifterëve” qëndronte një 34-vjeçar spanjoll, ende në arrati.

Ata akuzohen për zhvatje, falsifikim të dokumenteve, armëmbajtje pa leje, falsifikim të valutës dhe përkatësisë në një bandë kriminale. Ata dolën para gjykatës, e cila vendosi lënien në burg deri në përfundim të hetimeve.

Ata i shkruanin zonjës mesazhe në numrin e bashkëshortit të ndjerë. Mesazhet në WhatsApp vinin nga një numër anglez. Pas denoncimit efektivët janë vënë në lëvizje dhe kanë gjurmuar grupin, duke i vënë në pranga./ZËRI

Poll

MOS HUMB