Aktualitet

S’ka ilaçe për alergjitë në QSUT, Lapaj paralajmëron ministren: Shihemi në SPAK!

Adriatik Lapaj, ka denoncuar mungesën e mediakamenteve anti-alergjike tek Onkologjiku, duke njoftuar se së fundi dy pacientë kanë humbur jetën si pasojë e mungesës së ilaçeve. 

k.m.
S’ka ilaçe për alergjitë në QSUT, Lapaj
Adriatik Lapaj

TIRANË- Adriatik Lapaj ka paralajmëruar një tjetër padi për në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në fjalën e tij, koordinatori i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka denoncuar mungesën e mediakamenteve anti-alergjike tek Onkologjiku, duke njoftuar se së fundi dy pacientë kanë humbur jetën si pasojë e mungesës së ilaçeve. 

Pranë Lapaj ishte edhe Silvana Allkoçi, e cila prej 20 vitesh vuan nga alergjia, por vitet e fundit gjendja e saj është përkeqësuar duke u diagnostikuar me sëmundjen gjenetike vdekjeprurëse “Angioedema hereditare”. Ajo thotë se prej 4 muajsh, nuk merr medikamentin "Ruconest", pasi është në mungesë.

Kështu që, në një prononcim për mediat, Lapaj ka paralajmëruar ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu se do të ketë një tjetër kallëzim për të në SPAK nëse nuk sigurohen ilaçet për të gjithë të sëmurët që kërkojnë shërbimin mjekësor. Gjithashtu, në fjalën e tij, Lapaj u bëri thirrje edhe qytetarëve që të reagojnë dhe të denoncojnë çdo rast. 

"Të ndiqet praktika e buxheteve me tavan. Që do të thotë, Ministria e Shëndetësisë t'i thotë spitaleve ju keni 5 mln euro për ilaçe, po u deshën më shumë, vrisni veten. Po iu paralajëmroj këtu dhe mjekët duhet të çohen dhe të reagojnë, edhe shoqëria duhet të reagojë. Kanë vdekur 2 pacientë. Nuk ka ilaçe, jemi këtu për t'u bërë thirrje mjekëve. Për t'i bërë thirrje drejtoreshësh së QSUT, po i them këtu sot, mos të bëhet pjesë e një skeme që po vret pacientët, në të kundërt do të përfundojë në SPAK dhe zonja. Nuk mund të mbajmë avion privat pa siguruar ilaçet. Qytetarët që na ndjekin të gjejnë guximin dhe të reagojnë, të mos nënshtrohen sa i përket mungesës së ilaçeve,"-tha në fjalën e tij Lapaj.

Vetëm pak javë më parë, Lëvizja “Shqipëria Bëhet” kallëzoi në SPAK, drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtuesit e QSUT në 10 vitet e fundit, pas skandalit në spitalin Onkologjik. Padia është bërë për mosmarrjen e masave për plotësimin e nevojave me ilaçe dhe pajisje mjekësore të cilat kanë shkaktuar dëmtimin e shëndetit dhe humbjen e jetës së qindra qytetarëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB