Aktualitet

Motra e Alma Arrazit: E kërcënonte! Para se të hidhej e pa Erdgysin me të dashurën

Në një bisedë që ka pasur me Gentën, ajo i ka treguar se si në momentin e fundit, përpara lokal “Panorama”, kalon Erdgys Arrazi së bashku me të dashurën e tij.

f.t
Motra e Alma Arrazit: E kërcënonte! Para se të hidhej e pa
Erdgys Arrazi dhe Alma Arrazi

SHKODËR- Familjarët e Alma Arazit të tronditur kanë ndarë detaje nga marrëdhënia e çiftit. Genta dëshmon se motra e saj kishte përjetuar stres, të shkaktuar nga lidhja që bashkëshorti i saj kishte me një vajzë tjetër. Madje ndër të tjera tregon për ardhjet e saj në Tiranë, dhe se si Erdgysi, sa herë që largohej ajo së bashku me fëmijët, vinte dhe e kërcënonte, duke i thënë se fëmijët nuk janë të saj.

“O më nxirr fëmijët o ju vrava të gjithëve”, thonte ai.

E megjithatë, përtej këtyre sfidave, Alma kishte vendosur të rikthehej përsëri. Dhe të vazhdonte të qëndronte në shtëpinëe  një njeriu që nuk e donte dhe respektonte. Së fundmi ata jetonin në dhoma të ndara. Ndërsa ka patur jo pak raste, sipas asaj që Alma  i rrëfente së motrës, që Erdgysi e ofendonte dhe e fyente. Kulmi kishte arritur muajin e fundit, kur në telefonin e bashkëshortit tësaj, kishte gjetur videot me 18-vjeçaren, me inicialin A. 

"Ishte ora 22 e datës 1 maj, kur Eri (Erdgysi) më mori në telefon dhemë pyeti nëse im vëlla ka marrë Almën për të shkuar në Durrës. E pyeta pse a nuk ka ardhur Alma në shtëpi. Më tha jo. Menjëherë mora tim vëlla dhe mu përgjigj nipi. E pyeta nëse ka ardhur halla dhe më tha jo. Pyeta edhe vëllain nëse kishte folur me të. Provova ta merrja në telefon dhe telefoni i dilte i fikur. Nuk ka ndodhur asnjeherë që Alma  të rrijë gjatë pa folur me mua. Vetëm atë ditë kemi folur më pak se çdo here tjetër,"-u shpreh motra e Almës, për Voxnews.

Për lidhjen e Erdgysit kishin qenë në dijeni të gjithë familjarët e tjerë të tij. Madje edhe kunata që ishte e fundit që takoi në kafene, Alma. Në një bisedë që ka pasur me Gentën, ajo i ka treguar se si në momentin e fundit, përpara lokal “Panorama”, kalon Erdgys Arrazi së bashku me të dashurën e tij. Gjë që mesa duket ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes shpirtërore të Almës. Duke e dërguar ndodhta edhe drejt një vendimi fatal.

Deri më tani është bërë i mundur vetëm gjetja e trupit të vajzës së madhe dhe vajzës tjetër. Ndërsa vijojnë të jenë ende nën ujë nëna me djalin e mitur 4 vjeç. Erdgys Arrazi është arrestuar dhe mbahet në burg nën akuzën e "Shkaktimit të vetëvrasjes". Ai nuk u lejua këtë të hënëqë të merrte pjesë në funeralin e vajzës së madhe./ZËRI

Poll

MOS HUMB