Aktualitet

Moti i keq sjell probleme në Kukës, rrugët bllokohen nga rënia e gurëve

Akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve e inerteve duke krijuar vështirësi në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore.

F.m
Moti i keq sjell probleme në Kukës, rrugët bllokohen nga
Kukës

KUKËS- Moti i keq ka sjellë probleme në Kukës. Reshjet e dëborës dhe reshjet e shumta të shiut kanë sjellë ngrica thuajse në të gjithë rajonin. I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje bore në lartësinë mbi 800 m.

Për rrjedhojë, akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve e inerteve duke krijuar vështirësi në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore.

Ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike, në fshatrat Dragobi, Valbonë, Nj Adm Margegaj, Bashkia Tropojë. Nj Adm, Kolsh dhe Surroj, Bashkia Kukës.

Poll

MOS HUMB