Aktualitet

Moti i keq/ Probleme në Mirditë, disa fshatra pa energji dhe akse të bllokuara

Pavarësisht se reshjet e dëbores kanë pushuar gjatë natës, disa akse rrugore në Fan dhe Orosh mbeten të bllokuara pasi trashësia e dëbores ka arritur deri në 40 cm.

E.K
Moti i keq/ Probleme në Mirditë, disa fshatra pa energji dhe akse
Foto ilustruese

MIRDITË- Mirdita vijon të jetë e “mbërthyer” nga moti i keq dhe këtë të dielë. Pavarësisht se reshjet e dëbores kanë pushuar gjatë natës, disa akse rrugore në Fan dhe Orosh mbeten të bllokuara pasi trashësia e dëbores ka arritur deri në 40 cm.

Ndërkohë temperaturat e ulëta që mëngjesin e sotëm kanë zbritur në -4 gradë Celsius kanë sjellë ngrica dhe apelohet për kujdes. Raportohet se Bashkia ka angazhuar punëtorë dhe mjete për hapjen e rrugëve. Disa fshatra vijojnë të jenë pa energji elektrike dhe po punohet për riparimin e linjave elektrike./ZËRI

Poll

MOS HUMB