Më shumë

Mot i kthjellët dhe temperatura deri në 25 gradë Celcius, parashikimi për sot

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje.

f.t
Mot i kthjellët dhe temperatura deri në 25 gradë Celcius,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Sot dita do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe në zonat e ulëta me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura në zonat malore Lindore, ku nuk do të mungojnë edhe shirat.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje, duke luhatur vlerat ditore nga 4-25 gradë Celcius. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi deri në 30 km/h. 

/ZËRI

 

Poll

MOS HUMB