Aktualitet

'Mister' objektivi i atentatit në Shkodër? Njëri boksier, tjetri në kërkim, kush janë vëllezërit Kajoshi

Arlindi është në mesin e 5 personave të shpallur në kërkim për dhunimin e 62-vjeçarit, Vladimir Bruçi, në fillim të muajit qershor. 

F.I

'Mister' objektivi i atentatit në Shkodër? Njëri

SHKODËR-Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në lagjen Rus në Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të atumjetit tip 'Range Rover'. Mjeti rezulton në pronësi të Sokol Kajoshit, por objektiv i atentatit ka qenë një prej djemve të tij. Personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër teksa po lëvizte me Range Rover dyshohet se ka qenë boksieri i Vllaznisë dhe Kombëtares Arjon Kajoshi. Ai thuhet se po kthehej nga stërvitja në momentin që është i është bërë atentati. 

Por djali tjetër i Sokol Kajoshit, mund të ketë qenë po ashtu shënjestër e atentatit. Arlind Kajoshi është në kërkim nga Policia. Arlindi është në mesin e 5 personave të shpallur në kërkim për dhunimin e 62-vjeçarit, Vladimir Bruçi, në fillim të muajit qershor. Ngjarja dyshohet të jetë hakmarrje për dhunën ndaj 62-vjeçarit.

Ngjarja u shënua mesditën e 3 qershorit 2024 në rrugën “Pogej”, në lagjen Rus, ku Vladimir Bruçi u dhunua nga pesë persona me sende të forta. Shkak për dhunimin e Bruçit u bë një sherr që ai ka pasur për autorët për një vendparkimi. 62-vjeçari asakohe u dërgua në spital me dëmtime të shumta në kokë, të shkaktuara më sende të forta. Në lidhje me ngjarjen u arrestua  Edmond Sakicaj, 47 vjeç dhe u shpallën në kërkim shtetasit Izmir Sakicaj, 23 vjeç, Samet Halluni, 27 vjeç, Arlind Kajoshi, 31 vjeç, Samuel Troshani, 24 vjeç dhe Alban Bruçi 27 vjeç.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB