Aktualitet

“Metamorfoza”/ Avokati i Pëllumb Gjokës kundërshton kërkesën e SPAK për thirrjen e 40 dëshmitarëve: Nuk kanë lidhje me çështjen!

Sipas tij, dëshimtarët nuk kanë lidhje me çështjen dhe se SPAK kërkon të krijojë iluzionin në publik se ka prova duke zgjatur çështjen.

I.F
“Metamorfoza”/ Avokati i Pëllumb Gjokës kundërshton
Pëllumg Gjoka

TIRANË- Avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, Gurali Brahimllari ka kundërshtuar kërkesën e SPAK për thirrjen e 40 dëshmitarëve lidhur me dosjen “Metamorfoza” dhe vrasjen e Gjin Ndojit. Sipas tij, dëshimtarët nuk kanë lidhje me çështjen dhe se SPAK kërkon të krijojë iluzionin në publik se ka prova duke zgjatur çështjen.

“33 nga dëshmitaret skanë lidhje me çështjen, ndër to janë 16 policë që janë pyetur për një bisht cigareje që është gjetur në vendngjarje. Me këtë listë dëshmitarësh që ne kërkojmë mos të pranohet. SPAK vetëm tërhoqi vëmendjen mediatike dhe prodhoi disa lajme, SPAK kërkon të krijojë iluzionin në publik se ka prova duke zgjatur çështjen”, tha ai.

Nga korriku i vitit 2023, Pëllumb Gjoka ndodhet në paraburgim, i akuzuar për disa vepra të rënda penale, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Gjoka u arrestua pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin "Sky ECC", ndërsa bashkë me të në pranga përfnduan policë, prorkurorë dhe ish-prokurorë. Biznesmeni Pëllumb Gjoka, akuzohet për akuzohet për ‘Vrasje me paramendim’ të Gjin Ndoj (Boriçi), në 9 gusht të vitit 2020 në qytetin e Shkodrës.

SPAK e akuzon Gjokën edhe për sigurimin e kushteve për të vrarë Kleant Musabelliun, Dorjan Dulin dhe Ibrahim Licin në formën e grupit të strukturuar kriminal. Gjoka akuzohet nga Prokuroria e Posaçme edhe për korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërkohë Ardit Hasanbegaj, i cili ka mbajtur postin e shefit të seksionit të krimeve në policinë e Shkodrës, dyshohet se i ka krijuar kushtet Behar Bajrit për atentatin ndaj Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit./ZËRI

Poll

MOS HUMB