Aktualitet

Merr fund ngujimi i 71-vjeçarit në Korçë, RENEA pret kangjellat për të hyrë në banesë

Edmond Naska raportohet se nuk është lënduar dhe po shoqërohet në spital, për shkak se dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor

E.K
Merr fund ngujimi i 71-vjeçarit në Korçë, RENEA pret
Momenti i arrestimit

KORÇË- RENEA ka vënë në pranga 71-vjeçarin Edmond Naska, i cili për rreth tre orë terrorizoi lagjen 15 në qytetin e Korçës duke qëlluar me armë zjarri. Uniformat blu dhe shërbimet e Repartit Special RENEA rrethuan zonën pasi 71-vjeçari u mbyll në banesën e tij. Pas disa orësh është bërë e mundur nxjerrja nga banesa e të moshuarit.

Forcat RENEA arritën të hynin brenda banesës duke shkulur kangjellat e ballkonit dhe më pas duke thyer xhamat, pasi i moshuari kishte mbyllur derën./ZËRI 

Poll

MOS HUMB