
TIRANË-Edhe mediat greke i kanë dhënë hapësirë sherrit të ndodhur me Princ Lekës dhe Elia Zaharias pak ditë më parë.
“Newsbomb.gr” shkruan se video e sherrit mes ish-çiftit është kthyer virale dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjet.
"Tema e parë në shtypin shqiptar ishte incidenti i familjes mbretërore, ku pas divorcit të çiftit, është shoqëruar me konflikte që më pas kanë përfunduar deri në polici”, shkruhet ndër të tjera.

"Familja mbretërore e Shqipërisë, e rrëzuar prej dekadash, është futur në aventura, një anëtar i së cilës ka kërkuar ndërhyrjen e policisë për dhunë në familje,"-shkruan 'Protothema' në shkrimin e saj.

Mediat greke 'Newsbeast.gr.' e nis shkrimin me titullin "Princi viktimë e rrahjes nga ish-gruaja". Më tej në shkrim tregohet ngjarja e 5 marsit dhe video e konfliktit fizik mes Princit dhe Elias.

"Një video që qarkullon në internet në Shqipëri tregon princin e rrëzuar të Shqipërisë, Leka, duke u sulmuar nga ish-bashkëshortja, Elia Zaharia, në prani të babait të saj 73-vjeçar Gjergj Zaharia në shtëpinë e saj, shkruan 'enikos.gr.'

Kujtojmë se kjo ngjarje është pasqyruar edhe në media të tjera botërore.
Princ Leka dhe Elia Zaharia pak muaj më parë zyrtarizuan procedurat e divorcit, ndërsa së fundi ata ishin protagonist të një konflikti fizik mes tyre. Dyshohet se shkak për agravimin e situatës është pikërisht ndarja e pronave pas divorcit, pasi aktualisht Elia dhe vajza e saj janë duke jetuar në pallatin mbretëror. Ndërkohë që të dy u pajisën me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, dhe e kanë të ndaluar që ti afrohen njëri tjetrit më pak se 5 metra. /ZËRI