Aktualitet

ME VIDEO/ Momenti i arrestimit të Mustafës, zona rrethohet

Mustafa u vu në pranga dhe dyshohet se në momentin që është ndaluar nga policia, ishte nisur të kryente një vrasje.

F.m
ME VIDEO/ Momenti i arrestimit të Mustafës, zona rrethohet
Durrës, vendi ku u arrestua Aldi Mustafa

DURRËS- Zëri.ai ka siguruar pamjet nga vendi ku është ndaluar dhe arrestuar Aldi Mustafa, i cili u kap në zonën e ish-Kënetës në Durrës, me armë zjarri. Siç shihet edhe nga videoja, zona është totalisht e rrethuar nga forca të shumta policie. Në disa vende shihen dhe shiritë të verdhë e mjetet e uniformave blu me sirenat ndezur.

Mustafa u vu në pranga dhe dyshohet se në momentin që është ndaluar nga policia, ishte nisur të kryente një vrasje. Ky është atentati i dytë që 37-vjeçari dështon të kryejë, pasi edhe në vitin 2021 është prangosur për të njëjtën arsye.

Ndërsa në muajin prill të këtij viti, i shpëtoi vetë një atentati me lëndë plasëse. Emri i Aldi Mustafës lidhet vitet e fundit me atë të Rrumit të Shijakut, Aleksandër Laho, i cili i shpëtoi atentatit që iu bë ish-prokurorit Arjan Ndoj, pasi ndodhej në një makinë me këtë të fundit.

 

Poll

MOS HUMB