
Pamje nga aksidenti
ITALI- Dy të rinj shqiptarë, të dy të moshës 21 dhe 22 vjeç mbetën të plagosur rëndë këtë të mërkurë në Itali, si pasojë e një aksidenti me makinë. Ata morën një gjysmë kthese me shpejtësi marramendëse dhe u përplasën në bordurë. Automjeti u ngrit në ajër dhe "fluturoi" në kopshtin e një vile pranë rrugës.
Sipas mediave italiane, të dy shqiptarët janë në gjendje të rëndë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Shkaqet e këtij aksidenti që mund të kishte pasur pasoja edhe më të rënda po hetohen nga autoritetet, ndërsa sipas mediave fqinje, dyshimet e para janë se shqiptarët udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara./ZËRI
Poll