Aktualitet

Me pushkë, tritol dhe granata në banesë, arrestohet një person në Tiranë

Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës

I.F
Me pushkë, tritol dhe granata në banesë, arrestohet një
I arrestuari

TIRANË- Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi mbante në banesën e tij në fshatin Kus, 1 pushkë, 2 krehëra dhe sasi municionu luftarak, 1 kallëp tritoli së bashku me fitilin përcjellës dhe kapsollën, 2 granata sulmuese, 2 ndezës unifikues granatash dhe 1 thikë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


"Sekuestrohen 1 armë zjarri pushkë, 2 krëhra dhe sasi municioni luftarak, 1 kallëp tritoli së bashku me fitilin përcjellës dhe kapsollën, 2 granata sulmuese, 2 ndezës unifikues granatash dhe 1 mjet prerës (thikë).

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme në banesën e tij, në Kus, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Kus".

Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi B. M., banues në Kus, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 278/4 dhe 279 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. M., në fshatin Kus, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, 2 krëhra dhe sasi municioni luftarak, 1 kallëp tritoli së bashku me fitilin përcjellës dhe kapsollën, 2 granata sulmuese, 2 ndezës unifikues granatash dhe 1 mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë", njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB