Aktualitet

Me shandan në dorë, pamjet kur babai i Elias zbret shkallët, Leka filmon gjithçka 'selfie'

Gjergj Zaharia shihet duke zbritur shkallët me një send në dorë

E.K
Me shandan në dorë, pamjet kur babai i Elias zbret shkallët, Leka
Momenti ne video

TIRANË- Kanë dalë pamjet e rënda, nga konflikti mes ish-çiftit Princ Leka dhe Elia Zaharia. Në videon e shpërndarë nga vetë Princ Leka, i cili i ka xhiruar vetë pamjet, shihet Elia në një gjendje të rënduar emocionale, ku pretendon se ish-burri ka dhunuar babanë e saj. Ndërkohë që ky i fundit shihet duke zbritur shkallët duke mbajtur një send në dorë, me të cilin Princ Leka do të pretendonte më herët se ishte goditur prej Gjergj Zaharisë.

DEBATI MES TYRE

Elia: Ti të prekësh me dorë prindin tim që të ka mbajtur me bukë?

Princi Leka: Nuk kam prekur asgjë me dorë.

Elia: Ti ke prekur me dorë babin tim?! I ke gjuajtur babit tim, 70 vjeç babi im

Princi Leka: Mos më prek!

Elia: Ti falsifikator! I ke gjuajtur babait tim. Si mund të prekësh me dorë prindin tim që të ka mbajtur me bukë. Të rrahësh ti babin tim.

Princi Leka: Au

Elia: Unë do të të çoj në gjyq ty. Mos më bëj viktimën. Do të të çoj në gjyq ty, falsifikator. Diplomat i ke falsifikuar...I ke thënë shtetit shqiptar që ti ke bërë shkollë, ti nuk ke shkollë. Ti je pa shkollë, ti ke 4 klasë shkollë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB