Aktualitet

Me kokainë në makinë dhe në 'aksion' për vjedhje, arrestohet shqiptari në Itali

Gjatë kontrollit të Policisë atij iu gjet një sasi kokaine, 1 kg dhe 705 euro cash.

E.K
Me kokainë në makinë dhe në 'aksion' për
Policia

ITALI- Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga agjentë të policisë në Reggio Emilia, gjatë një kontrolli në zonën industriale të Cavriago. Gjatë kontrollit të Policisë atij iu gjet një sasi kokaine, 1 kg dhe 705 euro cash. Hetimet e Policisë nisen pas disa vjedhjeve të raportuara në zonën industrial të Cavriago. Vjedhjen kryheshin në makina dhe furgona në zone.

Efektivët e Policisë pikasën mjetin e shqiptarit, i cili lëvizte në mënyrë të dyshimtë, duke bërë që patrulla të ndërhynte. Në këtë moment shqiptari ndaloi makinën, por kur efektivët u afruan ai tentoi të arratisej. Pas kësaj një patrullë e dytë e vuri në pranga.

Gjatë kontrollit në mjet, Policia gjeti në kroskot një qese letre me një pako voluminoze në formë paralelepipedi, brenda së cilës kishte 1 kilogram kokainë. Shqiptari, me histori trafiku droge, u arrestua për posedim për qëllime trafiku ndërsa droga u sekuestrua./ZËRI

Poll

MOS HUMB