Aktualitet

VIDEO/ Me çadra në mes të shiut, banorët e krahinës së Lumit të Vlorës në protestë: Larg duart nga Shushica

Në ketë tubim e cila ka zgjatur më shumë se një orë kanë marrë pjesë banorë të 37 fshatrave ku ky lumë kalon, teksa në duar mbanin pankarta me sloganin "Larg duart nga Shushica".

a.l
VIDEO/ Me çadra në mes të shiut, banorët e krahinës
Protesta në Shushicë

VLORË- Mes shiut me çadrat në duar banorët e Lumit të Vlorës kanë protestuar paraditen e kësaj të shtune kundër projektit të ndërmarrë nga qeveria që prej janarit të vitit të kaluar për të marrë ujin nga burimi i lumit Shushica. 

Në ketë tubim e cila ka zgjatur më shumë se një orë kanë marrë pjesë banorë të 37 fshatrave ku ky lumë kalon, teksa në duar mbanin pankarta me sloganin "Larg duart nga Shushica". Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit që ta shikojë këtë projekt prej 9.5 milion euro dhe ta ndalë si investim. Protesta më pas është zhvendosur tek ura e Laskos në Kuç. 

Banorët e kësaj zone po protestojnë prej kohësh duke kërkuar pezullimin e projektit të ujësjellsit që do të marrë ujin nga burimi i lumit Shushica për të furnizuar banorët e bashkisë së Himarës. Sipas tyre ky lumi Shushica është i vetmi burim jetese për këto zona, pasi nga ky ujë vaditin tokat, bagëtia pi ujë, por dhe një atraksion turistik për bukurinë e zonës dhe pastërtinë që ky ujë ka./ ZËRI

 

Poll

MOS HUMB