Aktualitet

Mbyllja e burgjeve të komunizmit, sistem antidronë dhe paraburgim në Kukës, Manja tregon ‘risitë’: Do kemi dhe mort modern

Ai shtoi gjithashtu se gjatë vitit 2025, pritet që të instalohet edhe sistemi antidronë në burgjet e sigurisë së lartë në vend, pas incidentit të ndodhura në burgun e Burrelit.

F.m
Mbyllja e burgjeve të komunizmit, sistem antidronë dhe paraburgim
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se në Kukës do të ndërtohet një paraburgim Ii ti dhe se të gjitha burgjet e trashëguara nga koha e komunizmit, do të mbyllen gradualisht. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, Manja tha se Ministria e Drejtësisë do të realizojë misionin e saj përmes 9 programeve buxhetore dhe peshën më të madhe, me gati 56% të buxhetit e zë programi i Burgjeve. Ai shtoi gjithashtu se gjatë vitit 2025, pritet që të instalohet edhe sistemi antidronë në burgjet e sigurisë së lartë në vend, pas incidentit të ndodhura në burgun e Burrelit.

“Fondet janë marrë me Aktin Normativ të nëntorit dhe sot që flasim për paraburgimin e Kukësit, çështje orësh që Drejtoria e Burgjeve do ta hedhë në sistem për t’iu nënshtruar procedurave të prokurimit publik. Paraburgimi i ri në Kukës do të ofrojë kushte shumë të mira, do t’i shërbejë jo vetëm zonës, por edhe për Kosovën. Me ndërtimin e paraburgimit të Kukësit dhe njësisë së të dënuarve, do të krijohet mundësia që të dënuarit ta vuajnë dënimin edhe në Kukës. Do t’i ofrojmë mundësinë në përputhje me ligjin ta vuajnë dënimin afër shtëpive. Sistemi antidronë, ka qenë mbi tavanët buxhetore. Do të instalohet sistemi antidronë në burgjet e sigurisë së lartë, burgu 303, burgu i Peqinit, Shkodra, Korça, Burreli dhe Fushë-Kruja. Është i domosdoshëm sistemi antidron,”- tha Manja.

Por, nuk la pa prekur edhe sistemin përmbarimor apo dhe institucionin e Mjekësisë Ligjore për të xilin u shpreh se do të jetë modern dhe i pajisur me laboratorë.

“Ne duhet të kemi një sistem të shërbimit përmbarimor qoftë privat, qoftë publik, llogaridhënës. Mendojmë se shumë nga problematikat do të marrin zgjidhje, i jep mundësi Ministrisë së Drejtësisë që të forcojë mekanizmat e kontrollit dhe shërbimit përmbarimor. Do të kemi dhe një laborator dhe një mort modern,”- tha Manja.

Për të miturit, Ministri i Drejtësisë tha se do të ndërtohet dhe një institucion tjetër në Tiranë, përveç atij që ndodhet në Kavajë.

“Presim fillimin e punimeve është lidhur edhe kontrata. Shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i institutit të të miturve,”- tha Manja.

Poll

MOS HUMB