
ITALI- Një manual këshillimesh dhe rregullash është dorëzuar tek të gjithë oficerët italianë që do të vendosën në kampin e Gjadrit në Shqipëri. Sipas "La Reppublica", instruksionet e dhënë nga Ministria e Brendshme italiane, i kanë të gjithë që nga mënyra se si duhet të vishen, deri tek mënyra sesi duhet që të pinë kafe.
"Shmangni marrëdhëniet me gratë shqiptare. Një burrë që sheh gruan e tij duke u përballur nga një burrë tjetër, mund të reagojë keq,"-shkruhet në manual, që në një pikë përfshin edhe veshjen: Duke qenë se janë një popull modest, lakuriqësia apo veshja jo e përshtatshme në publik nuk është e mirëpritur.
KËSHILLAT DHE RREGULLAT:
Popullsia shqiptare është shumë mikpritëse, por duhet të merren parasysh disa masa paraprake të dobishme:
- Shqiptarëve nuk u pëlqen të nënvlerësohen në kuptimin që mos iu paraqisni kurrë me një qasje superiore
- Ata janë një popull modest, ndaj lakuriqësia apo veshja jo e duhur në publik nuk është e mirëseardhur
- Shmangni shoqërimin e grave shqiptare në kontekste të ndryshme dhe në mënyrë kategorike. Është një shoqëri më konservatore, sidomos në veri të vendit. Burri që e di ose e sheh gruan e tij duke dalë me një burrë tjetër, mund të reagojë keq
- Shqipëria është një vend shumë i sigurt, nuk ka mikrokrim (as vjedhje, as grabitje, as ngacmime seksuale). Prandaj mos kini qëndrime mosbesimi
- Në Shqipëri nuk ka fanatizëm fetar. Pavarësisht se është një vend me shumicën e besimeve myslimane, ekziston një bashkëjetesë paqësore e njerëzve të ndryshëm
- Konsumimi i kafes nuk është në banak, por vetëm ulur, në restorante përmbajuni menusë, kërkesat për ndryshime nuk janë të mirëpritura
- Në restorante, përmbajuni asaj që është përcaktuar në menu: kërkesat për ndryshime në menu nuk janë të mirëseardhura dhe çojnë në gabime dhe keqkuptime
- Gatimet shqiptare janë shumë pikante
- Kursi i këmbimit është paksa i pafavorshëm në raport me 1 me 100 (1 euro është ekuivalente me afërsisht 100 lekë dhe për këtë arsye nëse paguani në euro humbni afërsisht 0.29 lekë cent, nëse bëni shkëmbimin operacionet kushtojnë shumë më tepër, ashtu si tërheqja dhe transaksionet me kartë krediti, të cilat nuk pranohen kudo)
- Karburanti (veçanërisht nafta), ka një kosto më të lartë në krahasim me atë në Itali
- Qendrat tregtare italiane kanë çmime dukshëm më të larta se ato lokale
- Kini shumë kujdes kur përdorni makina private dhe të kompanisë, për shkak të kushteve të pasigurta të rrugës
- Zona e Gjadrit është shumë e infektuar me insekte dhe mushkonja, prandaj rekomandohet sjellja e produkteve repelente (dezinfenktantë)
- Kini kujdes se si flisni… pothuajse të gjithë shqiptarët dinë italisht!.
Testi i parë nga Inxhinierët Ushtarakë, për të hapur vetëm një pjesë të qendrës së pritjes së emigrantëve në Gjadër, është caktuar në 20 gusht, i dyti që duhet të japë dakordësinë për dorëzimin përfundimtar në Ministrinë e Brendshme është për 1 shtator. Dhe nisja e kontingjentit të parë prej 500 personash, përfshirë policinë, karabinierët dhe policinë financiare, të cilët do të duhet të sigurojnë funksionimin e protokollit të Shqipërisë, është planifikuar gjithashtu për 20 gusht.
Dy qendrat e emigrantëve të drejtuar nga italianët janë ndërtuar në Shëngjin dhe në Gjadër, rreth 45 milje në veri të kryeqytetit shqiptar, Tiranës. I pari në portin e Shëngjinit përmban katër ndërtesa të mëdha dykatëshe me një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë. Plani do zbatohet për njerëzit nga vendet e konsideruara "të sigurta" nga qeveria italiane si Tunizia, Egjipti, Algjeria, Nigeria, Maroku dhe Bangladeshi. Në Shqipëri, do të strehohen rreth 3 mijë emigrantë, të cilëve në rast se iu refuzohet kërkesa për azil nga Italia, do të kthehen në vendet e tyre të origjinës./ZËRI