Aktualitet

Luftë me snajpera mes "faqedjegurit" dhe "buzëderrit", kush DOMINON sot në Vlorë?

Hajrulla u ka shpëtuar dy atentateve ndaj tij, në vitin 2017 kur u dëmtua rëndë në të dyja këmbët pasi një sasi eksplozivi shpërtheu në mjetin dhe tij dhe në vitin 2019, kur teksa qëndronte në një kafene në kompleksin ‘Oslo’ në zonën e Lungomares, kur nga dy makina në lëvizje u derdhën drejt tij breshëri me plumba.

F.m
Luftë me snajpera mes "faqedjegurit" dhe
Edison Harizaj dhe Sokol Sinomataj

TIRANË- Përplasjet e forta mes Sokol Sinomatajt dhe Edison Harizajt, “faqedjegurit” që u vra në vitin 2018 në Durrës, janë pista kryesore që po hetohen për vrasjen e Gëzim Sinomatajt. Pas ekzekutimit të Harizajt, frerët e grupit famëkeq i mori Inez Hajrulla i cili është konfliktuar jo pak herë me Bernard alias Spiro Sinomataj, xhaxhain e 22-vjeçarit që u ekzekutua me snajper mbrëmjen e 7 janar 2024. Hajrulla u ka shpëtuar dy atentateve ndaj tij, në vitin 2017 kur u dëmtua rëndë në të dyja këmbët pasi një sasi eksplozivi shpërtheu në mjetin dhe tij dhe në vitin 2019, kur teksa qëndronte në një kafene në kompleksin ‘Oslo’ në zonën e Lungomares, kur nga dy makina në lëvizje u derdhën drejt tij breshëri me plumba. Por, Bernard Sinomataj nuk është ndalur me kaq.

Autoritetet kanë dyshime të forta se ai kishte paguar vrasës me pagesë për të eliminuar Inez Hajrullan. BëHet fjalë për Amarildo Nikollin, i cili u arrestuan ë gusht të vitit që lamë pas në Vlorë. Në çantë iu gjet një pistoletë me silenciator. Emisioni ‘Në Shënjestër’ publikoi dokumente që tregojnë se Bernard Sinomataj, xhaxhai i viktimës Gëzim Sinomataj, dhe babai i këtij të fundit, Sokoli, i njohur me nofkën ‘Buzëderri’, janë mbajtur në përgjim nga policia pasi kanë qenë ndër të dyshuarit kryesorë për atentatin ndaj Harizajt. Në përgjim u mbajt edhe Armando Sulejmani, ‘Çipuri’. Lista e komunikimeve kryesohej nga emri i Fatmir Myfit Hyseni (Musai) i njohur si Doqja dhe i shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit Santago Malko, Qamil Shurdhi, Spiro (Bernard) Sinomataj, Sokol Sinomataj, Armando Sulejmani, Eljus Thartori, ish-mësuesi që u plagos me snajper dhe Ermaldo Brahimaj.

Poll

MOS HUMB