Aktualitet

Lista Serbe ndryshon mendje: Jemi gati për zgjedhjet në veri

Kryetari i LS, Goran Rakiç u shpreh se Lista Serbe ka koordinuar gjithmonë veprimet e saj politike me Beogradin.

D.XH
Lista Serbe ndryshon mendje: Jemi gati për zgjedhjet në veri
Gorcan Rakiç

KOSOVË – Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, në një konferencë për mediat, deklaroi se Lista Serbe, është gati që të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës. Ai shtoi se “tani topi është në fushën e Prishtinës”.

Rakiç ka pranuar në këtë konferencë, se vendimet e Listës Serbe, janë marrë gjithmonë në koordinim me Beogradin.

“Ne sot po e dëgjojmë këshillën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe do të marrim pjesë në zgjedhje, në veriun e Kosovës.

Kështu, ne inkurajojmë një proces politik dhe një dialog, që do të çonte në plotësim të kushteve tona, që i kemi theksuar disa herë”, tha Rakiç.

Goran Rakiç theksoi se presin tashmë nga Prishtina, që sa më shpejt të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme lokale, për kryetarë dhe këshilltarë, në katër komunat e veriut të Kosovës./Zëri.ai/ 

Poll

MOS HUMB