Aktualitet

Lirohet rrethrrotullimi i Bradasheshit, protestuesit spostohen në anë të rrugës

Për të hapur rrugën, pati tensione mes efektivëve të Policisë së Shtetit dhe protestuesëve, që kërkuan largimin e qytetarëve nga rruga.

k.m.
Lirohet rrethrrotullimi i Bradasheshit, protestuesit spostohen në anë
Pamje nga Bradasheshi

TIRANË- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë duke spostuar protestuesit në rrethrrotullimin e Bradasheshit. Kështu që aksi është hapur duke lejuar kalimin e automjeteve që prisnin në rradhë prej më shumë se dy orësh. Për të hapur rrugën, pati tensione mes efektivëve të Policisë së Shtetit dhe protestuesëve, që kërkuan largimin e qytetarëve nga rruga.

Pavarësisht debateve dhe përplasjeve, rruga në Bradashesh është hapur dhe ka nisur qarkullimi normal i mjeteve./ZËRI

Poll

MOS HUMB