Aktualitet

Lëvizjet e SPAK, avokati i Ajola Xoxës për BIRN: I bllokuan telefonin! Nuk hynë në banesë

Avokati i Xoxës, Shkëlzen Selimi konfirmoi për BIRN se hetuesit e BKH-së kishin bllokuar telefonin e klientes së tij, por u shpreh se nuk ka pasur kontroll në banesën e tyre.

k.m.
Lëvizjet e SPAK, avokati i Ajola Xoxës për BIRN: I bllokuan
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa

TIRANË- Lëvizje të reja nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Paraditen e sotme, pasi u paraqitën në banesën e tyre, Prokuroria e Posaçme sekuestroi telefonin e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa. Avokati i Xoxës, Shkëlzen Selimi konfirmoi për BIRN se hetuesit e BKH-së kishin bllokuar telefonin e klientes së tij, por u shpreh se nuk ka pasur kontroll në banesën e tyre.

Por një punonjës i kompleksit rezidencial ku ndodhet edhe banesa e kryebashkiakut Veliaj i tha BIRN se punonjësit e BKH qëndruan gati “dy orë në godinë”. Megjithatë, nga ana e SPAK nuk ka pasur asnjë konfirmim.

Çfarë ndodhi sot me Veliajn?

Teksa kryebashkiaku ndodhej për një vizitë zyrtare 2 ditore në Hamburg, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë paraqitur sot në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Më pas, së bashku me vetë Xoxën janë paraqitur edhe në galerinë e saj, “Harabel”, për të ushtruar kontroll. Pavarësisht se pas interesit të mediave, ka pasur një sqarim nga SPAK lidhur me atë që po ndodh, Veliaj ende nuk ka bërë asnjë reagim për zhvillimet më të fundit. Përkundrazi, në profilin e tij në Facebook ka publikuar foton e një tigri nga Kopshti Zoologjik në Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB