Aktualitet

Lëvizje në SHISH, ikën Bedeni! Ja kush emërohet në krye të Inspektoriatit të Përgjithshëm

Në vend të saj është emëruar Blend Çobani. 

E.K
Lëvizje në SHISH, ikën Bedeni! Ja kush emërohet në krye
Shërbimi Informativ i Shtetit

TIRANË- Suela Bedeni është liruar këtë të mërkurë nga detyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Sherbimit Informativ të Shtetit. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë mërkurë. Në vend të saj është emëruar Blend Çobani. 

VENDIMI I QEVERISE

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË INSPEKTORIT    TË PËRGJITHSHËM TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8391, datë  28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Suela Bedeni, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Blend Çobani emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./ZËRI

Poll

MOS HUMB