Aktualitet

Të shtëna me armë në Korçë, i moshuari terrorizon lagjen me kallash, kyçet në shtëpi! Policia negociata që të dorëzohet

71-vjeçari Edmond Naska ka qëlluar me armë zjarri, tip kallashnikov në ajër nga ballkoni i ndërtesës së tij. Por fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të plagosur.

k.m.
Të shtëna me armë në Korçë, i moshuari
Pamje nga Korça

KORÇË- Një 71-vjeçar ka terrorizuar lagjen nr.15 të qytetit të Korçës. 71-vjeçari Edmond Naska ka qëlluar me armë zjarri, tip kallashnikov në ajër nga ballkoni i ndërtesës së tij. Por fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të plagosur. Policia e Korçës ka shkuar menjëherë në banesën e tij, ku edhe ka rrethuar personin e armatosur. Prej disa minutash po zhvillohen negociata me të dhe pritet dorëzimi i tij, megjithatë deri më tani nuk dihen detaje të tjera. 

PAMJE NGA VENDI I NGJARJES: 

"Sot, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati). Shërbimet e Policisë vendore kanë ndërhyrë mënjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës. Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar. Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e shtetasit E. N., i cili ka mbyllur derën e banesës. Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën. Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve,"-bën me dije Policia.

Edhe pse po zhvillohen negociata për dorëzim, efektivët duket se po bëhen gati edhe për të ndërhyrë në banesën e 71-vjeçarit, pasi kanë nisur që të veshin jelekët anti-plumb. Gjithashtu, nuk dihet nëse brenda në banesë ka persona të tjerë, të cilëve mund t'u rrezikohet jeta nga vetë i moshuari, apo nëse Policia vendosë që të hapë zjarr.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB