
Foto ilustruese
KURBIN- Një tentativë vrasje ka ndodhur sot në aksin Fushë Krujë-Milot, pranë Thumanës. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt një makine, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe për të sqaruar atë që ka ndodhur janë shoqëruar disa persona, bashkë me drejtesin e mjetit. Identiteti i këtij të fundit, ende nuk është bërë me dije.
Aktualisht automjeti ndodhet në Komisariatin e Kurbinit, ndërsa hetimet vazhdojnë./ZËRI
Poll