
TIRANË- Një denoncim është bërë nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky i fundit ka depozituar në emër të Partisë së Lirisë një kallëzim me pretendimin i kanë grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike dhe një paisje DVR (hard disc). Sipas Metës, grabitja ka ndodhur gjatë mesnatës, nga persona që ende nuk janë identifikuar, që gjithashtu kanë shkaktuar dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.
“Fakti që DVR është ndërruar dhe që pajisja DVR e vendosur ka një kapacitet më të kufizuar, ka mundësuar fikjen e kamerave natën,”- thuhet në kallëzimin me firmë të Ilir Metës.
Në kallëzimin e dorëzuar në prokurorinë e Tiranës, Meta flet edhe për ndërhyrje në sistemin e brendshëm telefonik.
“Është konstatuar edhe vjedhja e impulseve telefonike dhe ndërhyrja në këtë rrjet nga persona të paidentifikuar, gjoja për të riparuar këtë sistem. Muajt e fundit sistemi i brendshëm telefonik, me të cilin funksionon së bashku edhe rrjeti elektronik, ka pasur defekte të njëpasnjëshme.”-shkruhet ndër të tjera në kallëzim. Po sot, i ftuar në rubrikën “Opinion”, Meta u shpreh se momentalisht kanë zgjedhur të ndjekin rrugën ligjore, por shtoi se nuk kanë besim tek autoritetet. Ndërsa sqaroi se grabitësit mund të jenë futur në seli lirisht, pasi atje nuk ka roje.
“Nuk kemi shpresë të madhe sepse janë të kontrolluar nga Rilindja. Para disa ditësh po prezantoja sekretaren e re të PL dhe kur ishim në lidhje Live, lidhja nuk ekzistonte. Një orë e kaluam duke folur kot. Ishte hera e parë që ndodhte. Pastaj u zbulua se një kabull ishte këputur me pinca. Dje u konstatua një ndërhyrje që kishte ndodhur në 6 mars, që tregon një ndërhyrje në server. PL nuk ka patur roje natën prej disa muajsh, këtë nuk e dija. PL ka qenë target gjithmonë i Rilindjes për të korruptuar apo marrë peng persona rreth meje. Duam të ndjekim rrugën ligjore. Rrugët e tjera i kemi të lehta,”- tha ai.
DENONCIMI BASHKË ME DOKUMENTAT: