Aktualitet

'Kush u kërcënua?" Kreu i SPAK sqaron deklaratën: Më keni keqkuptuar

Dumani sqaron se nuk ka përmendur një kërcenim konkret

f.t
'Kush u kërcënua?" Kreu i SPAK sqaron deklaratën:
Altin Dumani

TIRANË-Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Altin Dumani ka sqaruar një deklaratë të fortë të bërë këtë të premte ku u shpreh se një prokuror i posaçëm është kërcënuar me jetë bashkë me familjen nga krimi i organizuar.

Dumani sqaron se nuk ka përmendur një kërcenim konkret, por deklarata e tij u bë në kontekstin se prokurorët, nuk ndihen të shqetësuar për kërcënimet që vijnë nga politika, por për kërcënimet nga krimi i organizuar.

"Nuk kam thënë në takimin që jam thirrur ditën e sotme, që është kërcënuar familja e ndonjë prokurori. Më është bërë një pyetje, nëse ndihen të kërcënuar prokurorët nga politika apo krimi i organizuar dhe kam thënë që nuk jam i shqetësuar nga politika, por nga krimi i organizuar,  të cilat janë shtuar dhe prokurorët janë të përgatitur për çdo gjë”, tha Dumani për ReportTv.

Dumani deklaratën e bëri gjatë takimit të parë të nismës më të re të dialogut mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing”./ZËRI

Poll

MOS HUMB