Aktualitet

Kultivuan kanabis në një stan, arrestohen 5 persona në Berat

Stani ishte në pronësi të Gj.M., ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 thasë të tjerë me bimë të prera në proces tharje.

M.M
Kultivuan kanabis në një stan, arrestohen 5 persona në Berat
Foto ilustruese

BERAT- Policia e Beratit ka njoftuar se me kërkesë të Prokurorisë së këtij qyteti ka arrestuar pesë persona të cilët ishin në hetim për ‘Prodhim dhe shitje e narkotikëve’ dhe ‘Kultivim i bimëve narkotike’.

Policia ka arrestuar pesë persona të identifikuar vetëm më iniciale si V.B., D.B., Gj.M., E.M. dhe F.M. Gjithashtu 37 bimë ‘canabis sativa’ u sekuestruan ndërsa në hyrje të parcelës u kap në flagrancë E.M.

Stani ishte në pronësi të Gj.M., ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 thasë të tjerë me bimë të prera në proces tharje.

Njoftimi i Prokurorisë Berat:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasit V.B., D.B., Gj.M., E.M. dhe F.M. nën hetim për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje e narkotikëve’ parashikuar nga nenet 283/3 dhe 284/2 të Kodit Penal.

Më datë 15.10.2024, kjo prokurori mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, regjistroi procedimin penal nr.616, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve‘ dhe ‘Kultivim i bimëve narkotike’. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u konstatuan 37 bimë narkotike të dyshuara ‘canabis sativa’ dhe në hyrje të parcelës në një stan u kap në flagrancë shtetasi E. M.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e stanit në pronësi të shtetasit Gj.M., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 thasë të tjerë me bimë të prera në proces tharje në trajtë boçe dhe kërcenj të dyshuara si ‘canabis sativa’.

Bazuar në hetimet e deritanishme dhe nisur nga rrezikshmëria shoqërore e veprës penale, shkallën e nevojave të sigurimit, marzhin e dënimit, rëndësinë e faktit dhe rrezikshmërinë e të arrestuarve, rezultoi se plotësohen kushtet për caktimin e masave të sigurimit personal të karakterit shtrëngues të cilat parashikohen nga nenet 228, 229 te K.Pr.Penale, dhe konkretisht ajo e “Arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedurës Penale.

Poll

MOS HUMB