
Foto ilustruese
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK) i ka bërë apel të gjithë përdoruesëve të aplikacionit "What'sApp" që të bëjnë kujdes nga një mesazh që ka nisur të shpërndahet në masë. Sipas ASKS, në telefon vjen një mesazh ku kërkohet vota në një sondazh. Por në fakt, qëllimi është vjedhja e të dhënave personale. Ndaj edhe theksojnë se nëse mesazhi i mëposhtëm ka ardhur në telefonat tuaj, të mos e klikoni.
Njoftimi i AKSK:
View this post on Instagram
Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin "Whatsapp". Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues./ZËRI
Poll