Aktualitet

Presion me vendin e punës, kryebashkiakja Majlinda Bufi thirret në SPAK

Disa javë më parë, SPAK nisi procedimin penal për Bufin, pas investigimit të programit Piranjat, ku kryebashkiakja e Roskovecit i bënte presion me shkarkim nga puna një pastrueseje e cila kishte marrë pjesë në një nga mitingjet e opozitës.

f.g
Presion me vendin e punës, kryebashkiakja Majlinda Bufi thirret në
Majlinda Bufi dhe pamje nga pergjimet

TIRANE- Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi u paraqit paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, (SPAK), duke rrezikuar ti shtohet listës së gjatë të kryebashkiakëve socialistë që kanë përfunduar pas hekurave.

Disa javë më parë, SPAK nisi procedimin penal për Bufin, pas investigimit të programit Piranjat, ku kryebashkiakja e Roskovecit i bënte presion me shkarkim nga puna një pastrueseje e cila kishte marrë pjesë në një nga mitingjet e opozitës. Ndërsa në një rast të dytë, Bufi i kërkonte llogari një qytetari pse kishte shprehur mbështetje në rrjetet sociale për rivalin e saj në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023. 

Edhe PD ka bërë një kallëzim penal për të në SPAK, ku e akuzon Bufin për penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Në kallëzim shpjegohen shkeljet që sipas PD, kryebashkiakja e Roskovecit ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore kundër punonjësve të administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht – shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe./ZËRI

Poll

MOS HUMB