
TIRANË- Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba ka deklaruar se nuk e kanë vendosur nën hetim kompaninë “One” pasi kanë konstatuar se për shkak të një problem teknik kanë humbur klientë. Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, Biba është shprehur se kur një kompani humbet para, nuk mund të identifikohet shkelja e ligjit nga autoriteti i konkurrencës. Ndaj, ai shtoi se vendosën të mos e hetonin më tej.
“Kompania në fjalë “One” kishte humbur një numër domethënës klientësh për shkak të një problemi teknik. Ndërruar serverat dhe patën probleme. Kur t’i humbet treg, humbet para, nuk e di si mund të identifikohet shkelje e ligjit nga autoriteti i konkurrencës. Në këtë pikë vlerësuam se nuk ishte e nevojshme për të shkuar në hetim,”- tha Biba.
Kompania One është denoncuar shumë herë nga qytetarët për cilësinë e ulët të shërbimit. One dhe Vodafonë janë denoncuar dhe për mungesën e konkurrencës në treg, përmes mbajtjes së unifikimit të çmimeve, duke sjellë një ‘duopol’ në treg.