
TIRANË-Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka rikthyer në detyrë gjyqtaren e Shkodrës Ermira Dedja. Gjyqtarja u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më 12 janar 2022, ku iu vunë në dukje në sërë problemesh në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit.
Vendimi është marrë këtë të martë në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA-së i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama e Natasha Mulaj, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Dedjas. Gjyqtarja Ermira Dedja ishte shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 12 Janar të vitit 2022 pas problemeve në kriterin e pasurisë, ndërkohë që ishte vlerësuar pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe e aftë profesionalisht.
Shpjegimet e gjyqtares Dedja se të ardhurat nga aktiviteti i bashkëshortit, të deklaruara më parë dhe të provuara me dokumentacion ligjor, kishin shërbyer si burim për pagesat e kësteve të një apartamenti nuk ishin vlerësuar bindëse nga KPK-ja, pasi nuk ishin pasqyruar si gjendje cash në vitet përkatëse dhe as si burim i krijimit të pasurive në deklaratat periodike dhe në atë “veting”.