Aktualitet

Kontroll blic në burgun e Fierit, po i sillte drogë të dënuarit në burgun e Fierit, arrestohet një person

Gjatë një kontrolli fizik të shtetasit S.P., është gjetur një sasi e dyshuar lëndë narkotike, të cilën e kishe fshehur në pjesët intime.

zh.ll
Kontroll blic në burgun e Fierit, po i sillte drogë të
Foto ilustruese

FIER- Një kontroll i befasishëm është zhvilluar këtë të martë në burgun e Fierit, ku u sekuestrua një sasi droge dhe një person u arrestua. Gjatë një kontrolli fizik të shtetasit S.P., është gjetur një sasi e dyshuar lëndë narkotike, të cilën e kishe fshehur në pjesët intime. Dyshohet se lënda narkotike po tentohej të futej brenda ambienteve, e destinuar për një nga të dënuarit.

Njoftimi i plotë i plicisë:

“Në IEVP Fier, gjatë ushtrimit të kontrollit fizik (trupor) në ambientet e dhomës së kontrollit, shtetasit S. P. iu konstatua një sasi e dyshuar si lëndë narkotike, e fshehur poshtë pjesëve intime.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi S. P. ishte paraqitur për të zhvilluar një takim me të dënuarin e sigurisë së zakonshme A. M., i akomoduar në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C.

Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi S. P. u ndalua, u hartua dokumentacioni përkatës dhe u njoftua Prokuroria, si dhe Specialisti i SHKBB-së, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme ligjore.

Ndërkohë, në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C, po ushtrohet kontroll i plotë për sende të ndaluara, në kuadër të masave të sigurisë dhe verifikimeve procedurale”./ZËRI

Poll

MOS HUMB