
TIRANË- Të mërkurën pritet të miratohet udhëzimi i përgjzgjedhjes së 12 drejtuesvë të rinj të policisë në qarqe. Sipas WebLajm, edhe drejtuesit aktual që duan të mbajnë postin e tyre duhet të konkurojnë. Bëhet me dije se edhe drejtuesit e departamenteve do t’i nënshtrohen të njëjtit proces dhe në fund do të jetë një komision me zyrtarët e policisë, ai që do të vendosi.
Kriteret për të marrë pjesë në konkursin për drejtues policie janë: Pastertia e Figurës, Pasja e Gradës, Eksperienca si dhe Prezantimi me Intervistë.
Po ashtu, nëpërmjet këtij konkursi u zgjodh edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut në shtator të këtij viti. /ZËRI