FIER-Prokuroria e Fierit ka konfiskuar 10 pasuri në pronësi të Saimir Taullaut, i njohur si rivali i Aldo Bares, kreut të “Bandës së Lushnjës”, dhe familjarëve të tij. Njësi shërbimi, karburant, ndërtesa, troje dhe godina, dyshohet se vijnë nga aktiviteti kriminal dhe kanë burime të paligjshme. Aksioni ka ardhur menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Fierit dhe bashkë me Policinë është bërë ekzekutimi.
Saimir Taullau, rezulton i dënuar për tregti heroinë në Shqipëri dhe në një vend të Bashkimit Europian. Në vitin 2020 ai është arrestuar në Maqedoninë e Veriut, ku më pas u ekstradua në Zvicër, për shkak se rezultonte i dënuar me 4 vite burg në Zvicër, për akuzën e tregtimit e një sasie heroine. Ai iu ka shpëtuar disa herë atentateve, ndërkohë që aktiviteti i tij ka qënë i zgjeruar në Greqi dhe Itali.
Taullau, është vëllai i Baki Taullaut, biznesmenit që mbeti i vrarë në 3 Korrik 2005 në qendër të Lushnjës, ekzekutimim i cili dyshohet se u krye nga banda e Aldo Bares. Saimir Taullau, ka pasur dhe problem të mëparshme më hetimin pasuror nga SPAK dhe OFL-ja, por pronat e tij fillimisht u sekuestruan dhe më pas u liruan nga Gjykata e Posaçme.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
Me kërkesë të Prokurorisë Fier, konfiskohen 10 pasuri të shtetasit S.T., njësi shërbimi, karburant, godina, troje dhe ndërtesa
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u konfiskuan pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit S.T. dhe personave të lidhur me të.
Kërkesa u bë bazuar në ligjin nr. 10192, datë datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe u pranua nga gjykata. Për rrjedhojë, u konfiskuan pasuritë e mëposhtme:
1. Pasuria nr. 4/1, z.k. 8572, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, e llojit “Godinë ekonomike 2 kate, karburant dhe ambiente shërbimi;
2. Pasuria nr. 4/2, z.k. 8572, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, e llojit “truall+ndërtesë”, me vlerë 9,724,582 lekë;
3. Pasuria nr. 1/527, z.k. 8572, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, e llojit “Godinë e kombinuar 5 kate + karburant”, me vlerë 22,330,105 lekë;
4. Pasuria nr. 3/1, z.k. 8572, në Plug, Lushnjë, e llojit “godinë ekonomike 1 kt + podrum”, me vlerë 2,297,520 lekë.
5. Pasuria nr. 1/450, z.k. 8572, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, e llojit “njësi shërbimi 3 kate + rikonstruksion karburanti ekzistues + pikë gazi”.
6. Pasuria nr. 104/44, z.k. 3268, në Savër, Lushnjë, e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 15.323 m2;
7. Pasuria nr. 857/28, z.k. 2087, në Karbunarë të Poshtme, Lushnjë, e llojit “arë”;
8. Pasuria nr. 151/2+1-10, z.k. 3266, në Sauk, Tiranë, e llojit “apartament”, me sipërfaqe totale 128 m2;
9. Pasuria nr. 102/22+1-6, z.k. 3266, në Sauk, Tiranë, e llojit “apartament”, me sipërfaqe totale 96.17 m2;
10. Pasuria nr. 104/81+2-21, z.k. 3292, në Selitë, Tiranë, e llojit “apartament”, me sipërfaqe totale 105.57 m2.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale.