Aktualitet

Komisioni Parlamentar do monitorojë SPAK-un? Dumani: Jemi institucioni më i kontrolluar në vend

Ndërsa shtoi se sot SPAK është institucioni më i kontrolluar në vend.

E.K
Komisioni Parlamentar do monitorojë SPAK-un? Dumani: Jemi institucioni
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka preferuar të mos i komentojë diskutimet në lidhje me ngritjen e një komisioni parlamentar që do të kontrollojë SPAK, kjo pasi sipas tij ende nuk ka asnjë dokument zyrtar mbi këtë temë. Ndërsa shtoi se sot SPAK është institucioni më i kontrolluar në vend.

Altin Dumani: Pavarësisht se çfarë flitet dhe thuhet, ne realisht nuk kemi ende një dokument që të lexojmë dhe të shikojmë se cila do të jetë qasja lidhur me Reformën në Drejtësi. Përsa kohë nuk ka një dokument, nuk kam një qëndrim. Nëse do të ndodhë, patjetër do të kemi reagim institucional. Për mendimin tim, është e paimagjinueshme të bësh ndryshime në Reformën në Drejtësi kur reforma vazhdon ende. Vetting-u s’ka mbaruar ende. KLGJ, KLP janë ende të pakonsoliduar. SPAK ka nevojë dhe për dy prokurorë. Para se të shkosh atje, duhet bërë një analizë. Por, kjo është në kuadrin e thashethemeve, sepse s’kam parë ende dokument. Ndaj s’kam qëndrim. SPAK është institucioni më i kontrolluar në Republike, më i kontrolluari. Në aspektin procedurial, kontrollohemi nga tre shkallë, mos harrojmë gjyqtarin paraprak, çdo gjë bëhet me vendim gjykate. Ne raportojmë në Komisionin e Ligjeve, atje ka diskutime e debate. Kjo është marrëdhënia me Parlamentin. KLP raporton atje. ILDKPI kontroll pasuritë./ZËRI

Poll

MOS HUMB