Aktualitet

"Kokat’ e krimit në shënjestër nga SPAK/ Kush janë prokurorët që lëshuan 43 urdhër-arreste

43 urdhër-arrestet janë lëshuar nga prokurori i SPAK, Alfred Shehu pas zbërthimit të aplikacioni Sky ECC dhe vetë kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani. 

f.t
"Kokat’ e krimit në shënjestër nga SPAK/ Kush
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Një operacion policor me urdhër të SPAK po zhvillohet këtë të premte në disa qytete të vendit, me qëllim kapjen e eksponentëve të botës së krimit. Hetimet nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve në aplikacionin Sky ECC që këta persona përdornin me njëri-tjetrin. 43 urdhër-arrestet janë lëshuar nga prokurori i SPAK, Alfred Shehu pas zbërthimit të aplikacioni Sky ECC dhe vetë kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani. 

Burime bëjnë me dije për ZËRIN se nga 43 urdhër-arreste të lëshuara në total, janë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre, ndërsa shumë prej personazheve më të lakuar të krimit nuk janë gjetur në banesat e tyre. Kontrolli është ndërmarrë në disa qytete, ku në Tiranë, policia është përqëndruar në banesën e vëllezërve Duka, të cilët dyshohen si autorë të vrasjes s ëish-efektivit të Polisë Santiago Malko, si dhe njihen si rivalë të Ervis Martinajt. Edhe në banesën e këtij të fundit SPAK ka ushtruar kontrolle, edhe pse bosi i lojërave të fatit rezulton i zhdukur prej afro dy vitesh./ZËRI

Poll

MOS HUMB