Aktualitet

Nipi vrau dajën/ Arrestohet në Shkup Remzi Azemi, në kërkim për vrasjen e Ilir Hidrit në Ekuador

Aktualisht, Remzi Azemi është në pritje të procesit formal të ekstradimit drejt Ekuadorit. 

k.m.
Nipi vrau dajën/ Arrestohet në Shkup Remzi Azemi, në kërkim
Remzi Azemi dhe Ilir Hidri

SHKUP- Arrestohet në Shkup, Rezmi Azemi, i shpallur në kërkim nga Ekuadori pasi akuzohet për disa vrasje, përfshirë edhe ekzekutimin e dajës së tij, Ilir Hidrit në Ekuador, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2014. I riu, me origjinë nga Kosova, ishte shpallur në kërkim me "kod të kuq" për këtë vrasje dhe Guayaquil kishte lëshuar urdhër arresti për të që në vitin 2021. 

"Gjatë procesit hetimor janë grumbulluar prova që vërtetojnë lidhjen e shtetasit të Kosovës me këtë krim. Azemi R. ishte në njoftim të kuq për atë vrasje. Ndaj edhe njësia Gjyqësore Kriminale Jugore, me seli në Guayaquil, kishte lëshuar një urdhër arresti ndaj tij në vitin 2021,"-shkruajnë mediat ekuadoriane lidhur me kapjen e tij.

Aktualisht, i arrestuari, i cili njihet si krahu i djathtë i Dritan Rexhepit, është në pritje të ekstradimit drejt Ekuadorit. 

Por kush është Azemi?

Shqiptari nga Kosova Remzi Azemi, raportohet se ishte nën hetim nga autoritetet në Ekuador që në vitin 2014, pasi dyshohej se ishte personi që fshihej pas vrasjes së Ilir Hidrit, pas prishjes së pazareve për lëndët narkotike. Natën e krimit, viktima shoqërohej nga gruaja e tij, (me origjinë shqiptare), dhe vajza 3-vjeçare, të cilat ndodheshin me të në mjetin tip ‘Ford’ të blinduar. Lidhja mes tyre u bë pasi apartamenti ku jetonte më parë Iliri, shqiptari i vrarë, ishte marrë me qira nga Remzi Azemi.

Po ashtu, në vitin 2014 grupi i përbërë nga 12 anëtarë u kap me 277 kilogramë kokainë në tre operacione të ndryshme, në të cilat u arrit të sekuestroheshin 3 tonë drogë të forta. Në operacionin e koduar “Ballkani” antidroga ekuadoriane goditi grupin e përbërë nga shqiptarë, kosovarë, ekuadorianë, por edhe grekë. Në pranga në qershorin e vitit 2014 ra dhe Remzi Azemi së bashku me dy shqiptarë të tjerë Pelivan. R dhe Lulezim M. Por nuk dihet sesi kishte mundur që të dilte nga burgu për aq pak kohë, sa për të kryer edhe vrasjen e Hidrit, në sy të të bijës së mitur. 

Në vitin 2021, prokurori Cesar Pena i rrethit të Guayaquil tregoi për gazetarin Jul Kasapi se dyshonte që Azemi në fakt ishte nipi i Hidrit. 

“Unë ndoqa vrasjen e Ilir Hidrit, që ndodhi në majin e 2017 këtu në periferi të qytetit të Guayaquil. Ai njëkohësisht ishte daja i Remzi Azemit, një tjetër shqiptar që ishte në rastin e të arrestuarve të tjerë të vitit 2014. Rasti i shqiptarëve që unë kam hetuar dhe do të shkoj më tej, ata duke qenë edhe pjesëtarë të së njëjtës familje, po vriteshin midis tyre. Kemi rastin e Ilir Hidrit, i dyshuari kryesor i vrasjes është nipi i tij Remzi Azemi,”-tha Pena.

Disa vite pas vrasjes, më 10 nëntor 2017, Remzi Azemi ishte shënjestra e radhës nga grupet kriminale, por ia doli që të shpëtonte me një plagosje. Atentat iu bë edhe ortakut të Azemit, Fadil Kaçaniçit, i cili bashkë me Azemin dyshohet se kishin bashkëpunuarpër t’i marrë një shumë prej 2 milionë dollarësh. Por ndërsa Azemi shpëtoi, Kaçaniç u eliminua së bashku me bashkëshorten. Që nga ajo kohë, emri i shqiptarit nga Kosova nuk u përmend më si i lidhur me grupe kriminale. Pra "thjesht u zhduk", por mesa duket ka vendosur që të vazhdojë jetën e tij shumë larg Ekuadorit, në Maqedoninë e Veriut./ZËRI

Poll

MOS HUMB