SHBA- Robby Starbuck, një figurë e njohur konservatore amerikane, po përballet me kritika të forta pasi është emëruar si këshilltar i ri i Meta AI në kuadër të një marrëveshjeje gjyqësore me kompaninë e Mark Zuckerberg.
Sipas mediave amerikane, Starbuck është akuzuar për përhapje të dezinformatave në rrjetet sociale mbi çështje të ndjeshme si sulmet me armë, vaksinat kundër COVID-19 dhe personat transgjinorë. Kritikët e përshkruajnë atë si një figurë që “përhap gënjeshtra dhe shtyn drejt ekstremizmit politik”.
Emërimi i tij vjen pasi Meta ra dakord të krijojë një bord këshillimor për transparencën e AI, pas presionit të organizatave të mbrojtjes së të drejtave civile. Megjithatë, përfshirja e Starbuck ka shkaktuar indinjatë të gjerë, pasi ai ka qenë i njohur për deklarata polarizuese dhe përhapje teorish konspirative në platforma si X (ish-Twitter) dhe Instagram.
Aktivistët për të drejtat civile kanë paralajmëruar se vendosja e tij në një rol këshillimor brenda Meta-s “rrezikon të legjitimojë dezinformimin” në një kohë kur kompanitë teknologjike ndodhen nën kritika për mënyrën si menaxhojnë përmbajtjen e rreme dhe gjuhën e urrejtjes.
Meta ende nuk ka komentuar publikisht mbi kritikat lidhur me emërimin e tij./ZËRI