Aktualitet

Kërkoi leje për të marrë pjesë në varrimin e vajzës, refuzohet kërkesa e Erdgys Arrazit

Kërkesa i është bërë policisë së Shkodrës dhe më pas ajo i është përcjellë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Prokurorisë së Shkodrës.

f.t
Kërkoi leje për të marrë pjesë në varrimin e
Erdgys Arrazi

SHKODËR- Erdgys Arrazi, babai i tre fëmijëve dhe gruas së tij të mbytur në ujërat e lumit Buna, mesditën e sotme ka kërkuar lejë për të marë pjesë në ceremoninë e varrimit të vajzës së tij, Ergesa. Kërkesa e tij është refuzuar. Teksa i ati ndodhet në burg, nëna dhe dy motrat e vëllezërit e saj të zhdukur në lumin Buna, vogëlushja pritet që të përcillet në banesën e fundit nga familjarët e babait të saj. 

9-vjeçarja Ergesa u gjet një ditë më parë krejt rastësisht në ujë nga një peshkatar i zonës i cili njoftoi më pas policinë e Shkodrës. Babai i Ergesës, Erdgys Arrazi, i cili momentalisht ndodhet i arrestuar ka kërkuar disa orë lejë në policinë lokale, me qëllim për tu shoqëruar në ceremoninë e varrimit të vajzës. Kërkesa i është bërë policisë së Shkodrës dhe më pas ajo i është përcjellë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Prokurorisë së Shkodrës.

Kërkoi leje për të marrë pjesë në varrimin e
VENDIMI

“Organi procedues jep pëlqimin që personi nën hetim të lejohet të marrë pjesë në ceremoninë mortore, nëse nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër garantohet siguria dhe rendi gjatë shoqërimit të tij, ndalohet komunikimi me çdo person tjetër dhe sigurohet rikthimi i tij në dhomat e sigurisë ku mbahet i ndaluar, menjëherë pas përfundimit të ceremonisë mortore. Sa më sipër, ju lutem të drejtoheni në institucionin kompetent, për shqyrtimin e kërkesës suaj”, është shprehur Prokuroria.

Pasditen e sotme, rreth orës 16.00, është gjetur edhe kufoma e vajzës së dytë. Aktualisht kërkimet e policisë lokalë, forcave të ushtrisë dhe vetë banorët e zonës, vijojnë në brendësi të lumit Buna, me shpresën e gjetjes së trupave të Almës, bashkëshortes së Edgys Arrazit dhe djalit të çiftit Arrazi./ZËRI

Poll

MOS HUMB