Aktualitet

Kërcënohet prokurori i Beratit

Personi që kanosi prokurorin e Rrethit është identifikuar si Andon Qako, një qytetar që është i njohur për kauzat e tij për mbrojtjen e kafshëve.

k.m.
Kërcënohet prokurori i Beratit
Foto ilustruese

BERAT- Prokurori i Rrethit Berat, Dritan Gripshi është ofenduar dhe kërcënuar nga një qytetar, jashtë ambienteve të Gjykatës së qytetit. Pas incidentit, prokurori ka kallëzuar penalisht shtetasin Andon Qako. Personi që kanosi prokurorin e Rrethit është identifikuar si Andon Qako, një qytetar që është i njohur për kauzat e tij për mbrojtjen e kafshëve. Por nuk dihet se përse ka nisur konfliktin.

Lajmin e dha Albjona Papajani, e cila konfirmoi edhe se Qako i konfirmon se ky shtetas, nëpërmjet rrjeteve sociale i ka ofenduar e sharë edhe më parë prokurorët e Prokurorisë së Rrethit të Beratit. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Andon Qako, 56 vjeç, banues në Berat, pasi mesditën e sotme, në ambientet e jashtme të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, dyshohet se ka fyer dhe ka kanosur drejtuesin e Prokurorisë së Beratit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Fyerja e gjyqtarit” dhe “Kanosja e gjyqtarit””,-njoftoi Policia.

Aktualisht, Andon Qako është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Policisë Berat./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB