
BELGJIKË- Ermal Gjergji, 34 vjeç, i dyshuar si anëtar i një bande kriminale shqiptare, është kthyer në burg. Sipas mediave të huaja bëhet me dije se i riu shqiptar u largua nga burgu në Lantin gjatë disa trazirave në vitin 2020. Asokohe 5 të burgosur u përplasën fizikisht me gardianët e burgut. Nga e gjithë ngjarja përfitoi Gjergji, i cili arriti që të arratisej.
Mediat belge raportojnë se i arratisuri Gjergji u arrestua nga policia në fund të qershorit, kur nga kontrolli i policisë rezultoi se ndaj tij ishte ende i hapur një urdhër-arresti. Pas arrestimit të tij, shqiptari njoftoi menjëherë se kishte qëndruar me E., një grua rreth të 50-ave, e cila prej më shumë se 20 vitesh punon si gardiane në qendrën e paraburgimit të burgut Lantin.
Sipas përgjimeve të bisedave telefonike mes E., dhe Gjergjit, del ndër të tjera se ata kishin komunikuar në telefon për dhjetëra orë. Ata ndoshta janë njohur në burg, ku edhe motra e E., ka qenë e burgosur për lidhje me mafien shqiptare.
Gardiania aktualisht është në arrest shtëpie, ndërkohë që hetimet janë në vazhdim dhe Gjergji ndodhet në burgun e Lantin-it në pritje për një transferim në një burg tjetër. Ndëra Gjergji u dënua për grup kriminal, pengmarrje, zhvatje dhe grabitje./ZËRI