Aktualitet

Kapet sasi e madhe kokaine në Ekuador, pakot të mbuluara me flamurin shqiptar

Kokaina llogaritej që të kapte në tregun europian vlerën e 7 milionë eurove

E.K
Kapet sasi e madhe kokaine në Ekuador, pakot të mbuluara me flamurin
Kokaina e sekuestruar

EKUADOR- Një sasi e madhe kokaine është kapur në Ekuador, e ndarë në 122 pako, disa prej të cilave kishin flamurin shqiptar. Në prangat e policisë vendase është shtetasi Jonathan M., 37 vjeç, i cili ishte personi që transportonte drogën me një kamion.

Procedura është kryer në orët e para të së enjtes, më 15 shkurt, ndërkohë që një patrullë policie ka kryer një operacion për zbatimin e orarit policor.

Agjentët e Policisë Kombëtare të El Guabo vunë re qëndrimin e dyshimtë të 2 drejtuesve të kamionëve, dhe panë që ata po merrnin udhëzime në celularin e tyre. Teksa policia bëri thirrje që ata të ndalonin, njëri prej tyre arriti që të arratisej.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën çanta me drogë, me shenjën “JP” dhe logon e mafias shqiptare. Gjatë kontrollit në zonë, ata arritën të kapnin Jonathan M., i cili kishte me vete 2090 dollarë.

Droga e sekuestruar do të dërgohej në Evropë, ku vlerësohet me rreth 7,320,000 dollarë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB